Një fillim i mbarë për një të ardhme të sigurt!
Me standarde bashkëkohore mësimdhënieje, staf të kualifikuar dhe një mjedis që inkurajon zhvillimin akademik e personal, institucioni ynë krijon kushtet ideale për rritje dhe përparim. Ne angazhohemi të formojmë gjenerata të afta, të përgjegjshme dhe të gatshme për sfidat e së ardhmes
Ngjarje aktuale
EUREKA 13 – Gara e Inteligjencës për klasat e 9-ta
📅 Faza e parë (ONLINE): 22.12.2025, ora 19:00
📅 Faza e dytë: 10.01.2026, ora 10:00
Gjimnazi "Hasan Nahi"
Qfarë ofrojmë ne?
Staf i përkushtuar dhe mbështetës
Shkolla jonë ofron një mjedis mësimor mbështetës dhe të përfshirë, ku çdo nxënës vlerësohet dhe mësuesit janë të përkushtuar për arritjen e objektivave akademike të tyre.
Arsim dy gjuhësh
Në shkollën tonë, shumica e lëndëve zhvillohen në anglisht, duke u ofruar nxënësve tanë një mjedis mësimor gjithëpërfshirës, që rrit aftësitë e tyre gjuhësore dhe i bën ata të aftë për konkurrencën në një mjedis ndërkombëtar.
Olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare
Shkolla jonë ka një program të veçantë dhe mësues të specializuar, të cilët janë të përkushtuar për t’i përgatitur nxënësit për Olimpiadat Kombëtare dhe Ndërkombëtare
